Shkolla e fillore e mesme e ulët " E Gjelbër " Shkolla fillore “ E Gjelbër” gjendet në pjesën verilindore të Prishtinës. Është një shkollë e vetme në Ballkan për nga ndërtimi dhe do të jetë shembull edhe për shkollat tjera si për nga ndërtimi ashtu edhe nga aspekti i cilësisë në mësim. Në ndërtimin e kësaj shkolle kontribuan Komuna e Prishtinës dhe USAID-i. Shkolla është ndërtuar në vitin 2009-2010 dhe punën e ka filluar më 1 mars 2011. Aspektet unike të shkollës sonë janë: ngrohja dhe ftohja gjeotermale, ngrohja solare, kursimi i ujit, fasada termike prej druri dhe një kulm i gjelbër, i cili njëkohësisht shërben si izolator. Kjo shkollë mundëson që nxënësit të mësojnë në një mjedis të shëndetshëm, gjë që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe zhvillimit në përgjithësi. Shkolla “E Gjelbër” është një shkollë fillore e mesme e ulët, që tani ka 10 dhoma mësimi, bibliotekë, tri kabinete, sallë të edukatës fizike si dhe hapësira tjera ndihmëse. Me gjithsej 500 nxënës (nga fëmijët parashkollor deri në kl. e IX-të).